Pas ngjarjes se rende te ndodhur mengjesin e sotem sot ne Letoni, ku një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura ku nga nje shperthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Me ane te nje reagimi ne twitter, Rama shpreh dhimbjen dhe respektin e thelle per efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë ketij misioni të NATO-s.
“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj🙏”, shkruan Rama.
Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen që ndodhi sot në Letoni, ku humbi jetën efektivja e FA, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Me anë të një deklarate Meta shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e 29-vjecares Hasanaj si edhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.
Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.
Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj”,- thuhet në reagimin e Presidencës.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan një mesazh prekës familjes së efektives:
“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.”