Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ndërsa i dha një mesazh të qartë opozitës jashtëparlamentare.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, kreu i qeverisë tha se Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave. Po ashtu ai tha se PS është e gatshme që të diskutojë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.
Reagimi i kryeministrit:
Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!
Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.
Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.
Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!
Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria