Ish-kryparlamentarja Jozefina Topalli, deklaron se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD para zgjedhjeve. Sipas saj në PD duhet një lider i pakorruptuar që sjell besim.
“Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së, Rama merr mandatin e tretë”, tha Topalli për Report TV.
Ajo u është përgjigjur edhe spekulimeve për “lista Topalli” në zgjedhjet 2021. Topalli tha se nuk do të ketë një listë të tillë, pasi nuk po lufton për karrigen e deputetit.