osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama mbush MPJ-në me llumi qokash ku “shkëlqen” djali i Xhepit, vajzat i ishave të PS-së deri te motra e Sandrit dhe një tufë diplomatësh pa diploma…ci

Rama mbush MPJ-në me llumi qokash ku “shkëlqen”  djali i Xhepit,  vajzat i ishave të PS-së deri te motra e Sandrit dhe një tufë diplomatësh pa diploma…ci

Ambasadorja në Greqi Luela Hajdaraga, zv. ministra e jashtme Megi Fino , ambasadori i Maqedonisë së Veriut Denion Mejdani, ambasadorja e Vatikanit Majlinda Frangaj dhe një turrë miqsh, kruqish bijë e bija të ish elitës së PS janë delet e Ramës në diplomaci që vegjetojnë dhe nuk kanë asnjë orë pune si diplomat por ca shkolla të dyshimta të blera nga prindërit e tyre me shpërblimet politike të partisë nëpër universitete të huaja që Kryeministri vdes për t’i provar në punëte pushtetit të administratës dhe shtetit.

Luela Hajdaraga ka qenë më herët Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme prej afro 3 vitesh. Ajo është edhe pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, adresë në të cilën vijnë shqetësimet e emigrantëve dhe kjo është një nga arsyet që e ka bërë atë si më të favorshmen për postin e ambasadores në Athinë.

Megi Fino vajza e Bashkim Finos:

Megi Fino konfirmoi se do i bashkohej “familjes së madhe të PS” në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

Vetëm disa ditë më vonë, ajo u emërua nga kryeministri Edi Rama si zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Denion Mejdani ambasadori i Shqipërisë në Maqedonin e Veriut një nga armiqtë e betuar të Ramës

Eunuku i Rexhep Mejdanit shkruante për Ramën dhe Rilindjen kur akuzohej nga mediat:

Unë kam sipermarrjen time private modeste e nuk i jap llogari njeriu!.

‘’Një sqarim për publikun ‘’Destino’’ nuk është hoteli ku ne kemi ndenjtur por e kam frekuentuar sepse ka një nga beach baret më të njohura në Ibiza. Unë kam sipërmarrjen time private modeste e nuk jap llogari njeriu se si e me kë i prish të ardhurat e mia “perrallore” nëse ndonjëri ka prova për të kundërtën është i mirëpritur t’i drejtohet prokurorisë.

Më e rëndësishmja është se çfarë kanë valle organet e ndyra, veglat qorre e tullace dhe hallatet pise mediatike të rilindjes që shkumojne papushim në çdo hapësirë publike e sidomos në ndonjë kanalizim ujerash të zeza që ka dekada që hiqet si media?

Mbase meqë ky koalicion është ngjizur dikur brigjeve të Adriatikut me një drekë, sot kryeshefi i tyre panikon për çdo drekë miqsh, darkë e mëngjes pune apo kafe aeroporti? Mbase, mbase e kanë fajin pirgu i dosjeve të rëndësishme nën hetim në Prokurori të Përgjithshme?

Vallë, mbase e ka fajin telajo e kësaj “rilindje” e pikturuar me gënjeshtra, dështime, premtime të pambajtura elektorale në të cilën boja kryeministrore po bën reaksion mbas reaksioni duke dështuar të mbulojë atë të dalë sërish cullak?

Jo, jo mbase ishte dështimi i planit kryeministror për të mënjanuar e anatemuar aleatin kryesor dhe për të demonizuar opozitën duke bërë në të njëjtën kohë një reformë gjysmake që do mundësonte uzurpimin e pushtetit të fundit që po i rezistonte thundrës së tij.

Mbase në fund të ditës kujtdo do t’i prishnin ditët e nxehta të gushtit të gjitha këto së bashku të kombinuara me një ekonomi kombëtare që po thërrmohet e një aleance që po shkërmoqet teksa opozita është në revansh e po ringrihet.

Mbase iken ai apo mbase ikin të gjitha këto probleme përkohësisht siç ikën dhe vapa me gushtin…pak po e sigurtë koha e tij po mbaron në një mënyrë apo një tjetër.’’, përfundon
Meidani.

Majlinda Frangaj motra e Aleksandër Fangajt

Majlinda Frangaj është e diplomuar në Shkenca Politike, me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Università degli Studi di Perugia). Më vonë mori një diplomë Master në Mbrojtjen Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Università La Sapienza, në Romë) dhe një diplomë Master në Çështjet e Komunitare dhe Politikat e Inovacionit, me specializim në Bashkëpunim Ndërkombëtar (Istituto Europeo per la Formazione e l’Orientamento, Romë).

Eksperte në të drejtën krahasuese të feve si dhe në të drejtën islame dhe afrikane, në Universitetin e Perugias, Fakulteti i Shkencave Politike, deri tani ka kryer detyra të ndryshme: gazetare dhe producente në departamentin e programacionit te Sandri dhe nga 2010 sekretare në ambasada deri kur Rama i dha dorën e fundit duke e bërë ambasadore të Vatikanit… si gjithë të tjerve më sipër sepse sipas tij këta “tutkun” kanë studiur jashtë vendit ku sigurisht studiohet shumë lehtë pa mësuar asgjë me pagesë, duke u diplomuar si çuni Fahriut, fëmijët e Metës dhe dhjetra fëmijë “parelijshë” që mbushin vendin dhe administratën me analfabet funksional