osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama: Lulzim Basha, një nga anët e marrëzisë që po çon PD-në drejt fundit të merituar

Rama: Lulzim Basha, një nga anët e marrëzisë që po çon PD-në drejt fundit të merituar

A ka bashkëpunuar ndonjëherë kryeministri Edi Rama me kryedemokratin Lulzim Basha? Kësaj pyetje kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se Lulzim Basha është njëra nga dy anët e një marrëzie, që sipas tij, po e çojnë Partinë Demokratike drejt fundit.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama theksoi se nuk do të komentojnë qoftë për Lulzim Bashën as për Sali Berishën.

“Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë, votojnë, mbështesin PD dhe asnjëherë s’kanë përfituar asgjë fare.

Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kotë të rezultateve të tjera.

Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asgjë tjetër përveçse mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë afektuar vendin, rrëmujave, në një përpjekje për t’i rikthyer në pushtet, faktkisht pa pasur asnjë kapacitet real për të qeverisur.

Për mua është shumë e qartë, s’kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në një hall të madh dhe askush nuk ua zgjidh dot dhe hallin e tyre e kanë kthyer në hallin e partisë të tyre dhe duan ta kthejnë dhe në hallin e Shqipërisë por nuk është e mundur kjo gjë.

Për sa më takon nuk mund të bëj parashikime, por siç janë gjërat s’kam asnjë arsye përpos dëshirës për t’u marrë as me njërin as me tjetrin dhe edhe kohën që ma kanë marrë nuk kanë për të ma marrë më sepse do t’ja u jap njerëzve të zakonshëm”, u shpreh kryeministri Rama.