osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama ‘kryqëzoi’ britanikët, ‘The Independent’ jehonë deklaratave të kreut të qeverisë: Të gjorët, kapen pas shqiptarëve për të treguar që ‘kanë muskuj’

Rama ‘kryqëzoi’ britanikët, ‘The Independent’ jehonë deklaratave të kreut të qeverisë: Të gjorët, kapen pas shqiptarëve për të treguar që ‘kanë muskuj’

Kryeministri Edi Rama është bërë kryefjalë e medias “The Independent” ku janë ritransmetuar deklaratat e tij për Mbretërinë e Bashkuar. Shkrimi ka nisur me një deklaratë të Ramës ku ka thënë se Britania e Madhe ndodhet në një pozicion jo të mirë.

Teksa komentonte krizën e emigracionit në Kanalin Anglez, Rama tha në forumin ekonomik Delphi në Greqi se ai mendon se Britania është duke kaluar një “krizë nervore” për emigracionin.

Skënder Minxhozi: Socialistët fitimtarë dhe të papëlqyer, ku qëndron paradoksi i 14 majit?!
LEXO EDHE:
Skënder Minxhozi: Socialistët fitimtarë dhe të papëlqyer, ku qëndron paradoksi i 14 majit?!

“Janë shumë keq, të shkretët britanikë, aq sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende “muskuj”. Nuk ka problem. Ne kemi respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që do të durojmë derisa ta kapërcejnë këtë situatë. Ne mendonim: ‘Uau, britanikët po flasin keq për ne’. Edhe çfarë? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre”, tha Rama.

Mbretëria e Bashkuar përballet me afro 140,000 çështje në sistemin e azilit, i cili, siç është pranuar nga ministrat është “i shkatërruar”.

Muajin e kaluar, Rama kritikoi mënyrën “e turpshme” se si Suella Braverman kishte veçuar së fundmi emigrantët shqiptarë, duke iu referuar si “kriminelë shqiptarë”.

Ministrja e kabinetit tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një “vend i sigurt”, me kryeministrin Rama, i cili tha se mosmarrëveshja shënoi një “pikë shumë të ulët” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në forumin ekonomik Delphi, Rama tha se dëshiron që Britania të miratojë një sistem si ai në Gjermani, i cili do të japë viza për shqiptarët që mbërrijnë për punë të caktuara. Por duket se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka në plan të ndryshojë pozicionin e saj.

Çështja e emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninën e Madhe, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak. Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike.