Ndërkohë, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i ka kujtuar burgosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, pikërisht për shkak të trafikut të drogës. Rama është përgjigjur duke thënë se shumë njerëz ëndërrojnë që në burg të ishte vet ai.
“Kjo është një histori që meriton të trajtohet por jam i bindur që do trajtohet me kohë dhe gjakftohtësitë. Ne morëm përsipër atë që nuk e mori përsipër kurrë PD që ti hapim luftë këtij fenomeni që ishte i shtrire në gjithë Shqipërinë. Nuk njihemi si të tillë kur vjen puna tek vlerësimet. Nuk na njeh njeri si arkitekt i kanabizimi BE dhe SHBA. Po të vijmë tek shqiptarët ka një shumicë shqiptarësh që nuk na njeh kështu, ka edhe një pjesë që na njeh të tillë se funksionin me telefonin e prishur të PD.
Nuk ka pasur kanabizim, ka pasur një fenomen që është luftuar dhe për herë të parë ishte një fenomen që ishte vendosur një kapak varri. Është një betejë e fituar nga ne. Në atë luftë me kanabisin ma pasur pjesë të policisë së shtetit që janë përlyer, por është bërë lufta dhe është fituar lufta. Ndërsa ish PD me kryeministrin non grata thoshte që Lazarati është kështjella e demokracisë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.
Kryeministri: Ka ikur koha kur merrej peng kreu i akuzës
Kryeministri Rama ka deklaruar se ndryshimi mes periudhës kur qeveriste Sali Berisha dhe kohëve që jetojmë është edhe fakti se drejtësia ka marrë sot si të akuzuar apo edhe të dënuar ish-ministra të tij. Rama tha se koha kur prokurorja e përgjithshme merrej ‘peng’ nuk ekziston më por jemi në një moment shumë më të mirë shtetformimi. “Gjithçka ka ndodhur falë reformës në drejtësi që e kemi zgjedhur ne, për të cilën ka qenë kundër partia demokratike dhe ish-ministri i saj ‘non grata’.
Ku merreshin peng prokurorja e përgjithshme, merreshin peng prokurorët dhe nuk zbatoheshin vendimet e institucioneve ligjzbatuese. Pra, ishim në kushtet e një bande. Tani jemi në kohën e shtetformimit”, tha Rama në ‘Opinion’. Kryeministri u shpreh se ia bën të qartë çdo ministri që në momentin kur ai merr postin se nëse bëjnë veprime që bien në kundërshti me ligjin do të përgjigjen personalisht përpara drejtësisë.
“Unë ia bëj shumë të qartë që kur i jap çdo ministri mandatin për tu ulur në atë karrige. I them që në atë karrige ju kam zgjedhur unë për atë që përfaqësoni. Nga ky moment atë karrigen do ta mbani vetë, dhe për çdo gjë që ju larg qoftë do të bëni pas shpinës timen apo këtij grupi këtu do të përgjigjeni personalisht”, tha Rama.