Kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti do ta votojë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim.
Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik, Rama tha se nuk mund të vihet në diskutim vullneti i Parlamentit.
“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje.
Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta”, tha Rama.