Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra.
Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.
“Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.
Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqipërinë, qytetarët shqiptarë.
Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si një personifikim anti-shtetit i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill.
Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, që turpëron cdo qytetar me qendrimin e tij në krye të shtetit.
Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar, do të bëjmë cdo gjë që ta votojmë në bllok shkarkimin.
Nuk ka lidhje me asgjë tjetër vetëm me pozicionimin, që populli nuk do ta shikojë.
Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama.