Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij ftoi edhe njëherë studentët të shkojnë në kryeministri për dialog.
“Mendoj se është koha për tu ulur bashkë, nuk dua as përfaqësi me autorizime as me mandate thjesht hajdeni 10, 20, 100 studentë. Hajdeni ju që s’ ua japin megafonin fare atje.
Vetëm thoni duam të takojmë Ramën. Pse të prisni ju të vendosë Monika apo Arlind Qorri se kush do t’ju përfaqësojë? Qeveria nuk është pa mëkate ka kusuret e veta, nuk diskutohen këto.
Le ta bëjmë së bashku si njerëz, si njerëz realë jo si profile fallco në Facebook.
Po të doni te Blendi Fevziu, te Eni Vasili, ku të doni, vetëm të Ylli Kadriu mos më çoni”, tha Rama.