Kryeministri Rama ka marrë në mbrojtje ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila është akuzuar për mesataren e ulët në shkollën e lartë, 5.9.
I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, ai u shpreh se njerëzit mbahen mend nga puna që bëjnë dhe jo notat në universitet.
“Njerezit gjykohen nga ato që bejnë konkretisht, 5 vite e gjysëm, Lindita ka bërë gjëra spektakolare. Nëse Nikolla do ishte dekane matematike, atëherë do flisnim ndryshe”, deklaroi Rama.
Nikolla u shkarkua me 31 dhjetor nga Rama me argumentin se do t’i përkushtohej fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale.