osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama jep alarmin: Harbutëria dhe babëzia e pashembullt nga persona të neveritshëm duhet denoncuar

Rama jep alarmin: Harbutëria dhe babëzia e pashembullt nga persona të neveritshëm duhet denoncuar

Pas skandalit të ‘Tires’ te Shefqet Ndroqi, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të tilla, për t’i dhënë fund abuzimeve të tilla.

“E mira nuk ka fund, ka patjetër probleme për të zgjidhur në kohë reale, ka patjetër çështje për të adresuar, ka patjetër momente të trishtueshme, sic ishte momenti i shfaqjes së një harbutërie dhe babëzie të pashembullt nga një personazh që ishte vërtet i neveritshëm në Spitalin Shefqet Ndroqi, por nga ana tjetër, aq sa i trishtueshëm, aq edhe pozitive ishte që një qytetare denoncoi, që një media investigative e mbështeti qytetaren dhe i shkoi deri në fund, që ajo është pas hekurave dhe që mesazhi u dha qartë.

Ne jemi në gatishmëri të plotë për të bërë atë që na takon dhe për të reaguar ashtu si duhet ndaj çdo shfaqjeje negative, sidomos në sistemin tonë shëndetësor.

Qytetarët të mos heshtin, të mos struken, të mos tërhiqen, dhe të denoncojnë cdo rast të cfarëdo niveli abuzimi. Mbase raste të një shëmtime të tillë mund të mos jenë të përditshme, por në të përditshmen edhe një vonesë e shkaktuar për pak lekë, është abuzim.

Është e patolerueshme që një numër, që është një pakicë e pakicës, në sistemin tonë shëndetësor, të njollosë e përdhosë bluzat e bardha, sakrificat e atyre që edhe jetën e humbën në këtë luftë për të shpëtuar jetë. Është e patolerueshme që kushdo që bie pre e këtyre abuzimeve të heshtë”, u shpreh Rama.