osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rama ishte përballë tytës, ju pas kondakut të automatikëve që vranë”! Basha përplaset me Vangjelin për 21 Janarin: Po bën prokurorin

“Rama ishte përballë tytës, ju pas kondakut të automatikëve që vranë”! Basha përplaset me Vangjelin për 21 Janarin: Po bën prokurorin

Analisti Lorenc Vangjeli dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha u përfshirë në debat në emisionin Log në News24, lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.

Vangjeli iu drejtua Bashës se atë ditë ishte në anën e atyre që pushkatuan protestuesit, ndërsa i kërkoi që të bëhet i penduar politik dhe të tregojë të vërtetën për ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PL, Ilir Meta për atë që ndodhi 13 vjet më parë gjatë protestës së opozitës.

Ndërsa Lulzim Basha iu përgjigj Vangjelit duke i thënë se po bën prokurorin, ndërsa shtoi se ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për 21 janarin, duke kërkuar hetim të plotë dhe të pandikuar nga politika.

Pjesë nga debati:

Lorenc Vangjeli: Ju dëgjoj kur flisni dhe më dukeni si dëshmitarët te kuklla përballë dhe shikonin teatrin e përgjakshëm që ndodhte në Bulevard. Ju nuk mund ta thoni këtë.

Ju jeni nga subjektet e asaj historie, keni qenë ministër i Brendshëm, keni qenë majë tarracës dhe keni patur përgjegjësi politike për atë që bënte trupa në varësinë tuaj. Kushdo mund ta thotë këtë, por jo ju.

Lulzim Basha: Në 13 vitet që kanë kaluar nga ngjarja tragjike e 21 janarit që është qëndrimi im i pandryshuar jo vetëm në median kombëtare por edhe ato ndërkombëtare, qëndrimet mia nuk ndryshojnë sipas interesave dhe ne veçanti në raport me një ngjarje të tillë pikërisht për shkak të përgjegjësisë politike që kam patur në një ditë të tilë qëndrimi im ka qenë ky që shpreha edhe sot.

Lorenc Vangjeli: Ishit nga ana e përkundërt e kullave, ishit nga ana e kondakëve të automatikëve që hapët zjarr.

Lulzim Basha: Përpjekja për të bërë gjyqin e 21 janarit në çdo studio televizive është një tjetër mëkat që bëhet në kurriz të viktimave të 21 janarit.

Lorenc Vangjeli: Do të doja t’ju ftoja të merrnit përgjegjësinë tuaj…

Lulzim Basha: I kam marrë përgjegjësitë e mia duke bërë të qartë prej ditës së parë qëndrimin tim për hetim të plotë dhe të gjithëanshëm. Sot e kësaj dite zoti Rama nuk del dhe të kërkojë falje për organizimin e 21 janarit ose për përfshirjen e sebepit të 21 janarit në qeveri…

Lorenc Vangjeli: Rama dhe njerëzit e tij ishin përballë tytave të automatikut ju ishit në anët e kondakut.

Lulzim Basha: T’ia lëmë drejtësisë. Nëse dëshironi të bëni prokurorin duhet të shkoni te SPAK-u dhe të bëheni prokuror.

Lorenc Vangjeli: Kam qenë gazetar atë ditë. Të ftoj të bëhesh i penduar i politikës. Ju e dini çfarë ka ndodhur atë ditë. Ju duhet të thoni të vërtetën për atë ditë për Sali Berishën, për Edi Ramën dhe Ilir Meta.

Lulzim Basha: Kam kërkuar hetim të plotë, të gjithëanshëm, profesional dhe të ndarë nga politika. Të merret gjithçka në shqyrtim nga drejtësia. Askush tjetër nuk duhet të bëjë gjyqin nëpër studio televizive. Edi Rama nuk kërkon falje as për 21 janarin as për marrjen e sebepit të 21 janarit, Ilir Metën.