Kreu i qeverisë Edi Rama do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Nga Durrësi, ku është ndalur për një bashkë-bisedim me qytetarët në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar, Rama paralajmëron surpriza, ndërsa u kërkoi qytetarëve që nëse nuk kanë ndonjë gjë më të mirë për të bërë, ta ndjekin live.
“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, tha Rama.