Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, teksa ironizon me mbylljen e basteve.
Vendimi i qeverisë shqiptare u njoftua muaj më parë se koha për mbylljen e basteve do të ishte data 31 dhjetor dhe pas këtij afati, të gjitha subjektet mbyllen aktivitetin në kohë rekord.
Në materialin e videos trajtohet me humor vendimi për ndërprerjen e aktivitetit, ndërsa një pjesë e lojtarëve kujtojnë me nostalgji fundjavat dhe përballjet mes ekipeve në kompeticionin e “Uefa Champions League”.
Mbyllja e pikave të basteve është përshëndetur nga shumë qytetarë, të cilët e konsiderojnë si një veprim të drejtë /BalkanWeb
PA KOMENT
Publiée par Edi Rama sur Jeudi 3 janvier 2019