Kryeministri Edi Rama në kuadër të rindërtimit këtë të premte ka zgjedhur që të jetë në Lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ku 100 familje janë kthyer në banesat e tyre.
Në bashkëbisedimin me qytetarët, Rama ka bërë ironi me situatën politike që ka përfshirë së fundmi Partinë Demokratike.
Rama ka porositur qytetarët që të mos shkojnë pas bravave, por të ruajnë bravat e tyre që të mos jua ndërrojnë.
“Ju lë porosi që të bëni kujdes për bravat se ka filluar në qytet një çështje bravash dhe ruani bravat mos i’ua ndërrojnë dhe bëni kujdes nga çelsat që nuk kanë lidhje me bravën, mbani çelsin tuaj e mos shkoni pas bravave që nuk u futet asnjë çelës”, ka thënë Rama.