Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit, kanë inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç.
Kompania turke i ka garantuar Ramës se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter.
Kryeministri ka uruar që mos ketë më tërmete të tilla në Shqipëri dhe theksoi se lagjia e re do të jetë më e mirë, më e bukur dhe më e fortë se e para.
Po ashtu ai ka zbuluar se para disa ditësh me presidentin e Turqisë Erdogan kanë folur për këtë çështje, teksa është shprehur se ai ka qenë shumë i kënaqur nga ecurina e punimeve.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesoht herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.
Inxhinieri turk: Ky është një projekt që përballon një tërmet 9 ballë. Dhe ne po e bëjmë edhe shpejt, edhe me cilësi, për këtë të keni besim.
Edi Rama: Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore.