Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekretin e presidenti Ilir Meta për anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, ka refuzuar të përgjigjet.
“Në 48 orët e fundit nuk kam pasur asnjë sekondë për Ilir Metën”, tha Rama gjatë konferencës që erdhi pas samitit të BE-së që nuk doli dot me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.