osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti, djalit nuk di si t’i dal përpara

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti, djalit nuk di si t’i dal përpara

Gjyshja e Alesio Cakonit rrëfeu dhimbjen e madhe nga humbja e djalit dhe mbesës, por edhe të fqinjëve në pallatin në Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, i cili kishte shkuar të shikonte shtëpinë e re të Alesios, ajo thotë se plagën më të rëndë nga ky tërmet e pësoi Albert Cara i cili humbi gjithë familjen e tij, dhe shprehet se vështirë të ketë njeri të gjejë guximin t’i thotë se gruan e fëmijët nuk i ka më gjallë.

Megjithatë, kreu i qeverisë zbulon një detaj të trishtë, teksa e përcolli për në avion Albert Carën. Ai mendon se mund të ketë humbur vetëm njërin nga fëmijët, të cilin e kishte me vete në momentin e lëkundjes së fortë të tërmetit, por i ka ndjerë dorën e ftohtë!

Rama: Nëne duhet të jesh e fortë.

Gjyshja: Mua këta po më mbajnë. Unë 7 vet kam futur për një herë. Edhe një djalë më ka vdekur më parë, një e kam në burg në Itali. E çfarë e dua jetën unë? Por nuk mund të shkoj me zor atje, kur të dojë më merr zoti vet. Jam e fortë prej kësaj (nuses), kjo duhet të marrë shembull tek unë, se e kam fëmijë, ka 25 vjet që jeton me mua, ka ndenjur me djalin tim. Unë do të mbështetem tek kjo. Kam shumë peshë të madhe.

Rama: Fjalët nuk kemi ç’të themi, atje do të shkojmë të gjithë, e kjo nuk ka radhë, nuk e dimë çfarë ndodh. Përsakohë jemi këtu të mbajmë njëri-tjetrin. Ti ke edhe gjithë të tjerët.

Gjyshja: Vetëm Bertit nuk mund t’i dal përpara. Atij kujt i del përpara?

Rama: Unë kur e çova në aeroport, më bënte një shenjë, u afrova, më tha “kush ishte?”…Kur iku në avion, më tha doktori, kishte një nga fëmijët për dore, dhe thoshte e kam ndjerë që i është ftohur dora, dhe pyeste se kush ishte. Të gjithë duke bërë kujdes që mos ta marrë vesh, se në atë gjendje që është e ka të vështirë.

Nëna e Alesios thotë se i kishte të dy fëmijët për dore, djalin dhe Dritën e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. “Kur ra tërmeti e kam pasur përdore Alesion edhe Dritën. U thash: Të keqen mami nuk ka gjë se do pushojë. Nuk e di se çfarë ra, dhe nuk e di çfarë ndodhi më. Alesio u hodh nga kati i pestë”, tregon ajo.

Largimin nga shtëpia Rama e bëri me premtimin se nesër në shkollë do të jetë ai që do t’i çojë Alesion dhe Aurelin në shkollë.

Rama: Nesër do shkojmë në shkollë apo jo? Do vi unë t’ju marr nesër në mëngjes!