Kryeministri Edi Rama komentoi sot edhe deklaratat e Presidentit për opsionin e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.
I pyetur nëse do ta shfrytëzonte mundësinë që jep Ilir Meta për të zhvendosur 30 Qershorin, Rama tha:
“Presidenti në këndvështrimin tim ka shprehur gadishmëri të japë një zgjidhje me pëlqimin e partive politike, sepse kështu e përcakton dhe kushtetuta.
Më lejoni tju përsëris së Partia Socialiste nu kak asnjë pëlqim në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjeve” – tha kryeministri Rama.
Ai shtoi se në raport me Presidentin, e vlerëson gadishmërinë e tij.
“Jam i bindur që Presidenti nuk e keqkupton se ne nuk kemi datë për të negociuar dhe as Kushtetutë për të anashkaluar” – tha Rama.