Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga foltorja e Parlamentit një deklarate të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se Ramës mund t’i kenë mbetur edhe pak vite jetë, për shkak të substancave narkotike që përdor.
Rama i është përgjigjur duke thënë se nuk e di sa vite jetë mund t’i kenë mbetur, por e sfidoi duke shtuar se për sa të jetë gjallë, “ata” s’vijnë kurrë në pushtet.
“Doktorja e Shkencave që hedh fall, u thotë shqiptarëve sesa muaj jetë më ka ngelur mua.
Unë nuk e di sa muaj apo vite jetë kam akoma. Por një gjë është e sigurtë, por di që sa të jetë Partia Socialiste këta nuk vijnë kurrë në pushtet. Këta nuk vijnë më këtu apo atje me Edi Ramën kryeministër”, tha Rama.