“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”.
Kështu u përgjigj këtë të enjte kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e bërë pak javë më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili tha se Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit e jo të gjykatësit.
Pyetje: Zoti Rama, pas deklaratës tuaj ndaj zotit Ahmetaj, ish-numri dy i qeverisë tuaj ka deklaruar dhe iu çuar një mesazh, duke thënë që zoti Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo gjykatësit.
Edi Rama: Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.
Në intervistën që dha më 23 shkurt në emisionin Opinion, Ahmetaj duke komentuar deklaratën e Ramës për të, se nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, Ahmetaj tha se kryeministri bëri rolin e gjykatësit. Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.