Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog.
“Kur do flasim”, ishte pyetja që Rama i bëri kreut të opozitës në një reagim në Twitter pas protestës së opozitës.
Në të njëjtin rrjet social, Basha është përgjigjur duke u shprehur se nuk do ketë asnjë hap pas në betejën e opozitës.
“Të mbushur me frymëzim, shpresë dhe të vendosur deri në fund! Asnjë hap pas në betejën tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha.