Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama i dhuroi homologut të tij italian, Mario Draghi librin tij me piktura.
Kryeministri Italian e vlerësoi jo pak librin e Ramës teksa i tha se ai është i vetmi kryeministër artist në botë.
“Komplimenta, shumë bukur, i vetmi kryeministër në botë që është artist”, tha Draghi.
Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun italian, Mario Draghi tha se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj.