osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama: Hetim politikanëve dhe familjarëve të tyre, por Basha do rolin e “prokurorit”!

Rama: Hetim politikanëve dhe familjarëve të tyre, por Basha do rolin e “prokurorit”!

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, është ndalur tek propozimi i kryedemokratit, Lulzim Basha, për një proces Vetting-u në politikë. Rama ka thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Kanë vrarë, kanë grabitur, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Në këtë sallë mendojnë që baxhanaku im ka marrë miliona, si sqarohet kjo tani, apo duke e lënë qeverisjen e duke u mbledhur në zyra e duke bërë komunikatat çdo orë për gomarllëqe që nxjerr nga goja PD, apo çizmja e PD që nxjerr nga qafa e këpucës., Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet. Kush e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja që kam aq shumë miqësi më sulltanët. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë, nuk besoj që një komision bipartizan të merret me këtë, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria. Kam ngarkuar Taulant të komunikojë me Spahon, kam ngarkuar Don Agacon me Bylykbashin. Thllanzat dhe zogjtë e tjerë do fluturojnë njëherë e mirë nga ajo fole.

Jam gati qe nesër të ulem me Lulin, ai do thotë nuk ulem, unë do ta zgjoj, por nuk ka rendësi kjo, por që ai te beje punën. Ti ndajmë me libër shpie të gjitha, kush i ka me faqe që mungojnë ta fusë në sqetull e të mos merret me politikë dhe të qepë gojën.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pak minuta më vonë, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se opozita është pro pastrimit të drejtësisë, politikës nga krimi, por nuk e ka specifikuar nëse ky proces duhet të përfshijë edhe filtrin e pasurisë. Basha u ndal vetëm tek lidhjet e politikës me krimin.

Mënyra për pastrimin e politikës nga krimi është Vettingu. Opozita PD, është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni, ligji për dekriminalizimi i nisur nga PD, miratimi i ligjit për SPAK dhe BKH janë dëshmi e qëndrimeve të qartë dhe të prera të PD. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos kete lidhje me krimin.  Shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar, duhet dhënë fund bashkëqeverisjes se Rames me krimin. Ligji është negociuar një herë.