osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama hap dosjet për performancën e krerëve të bashkive

Rama hap dosjet për performancën e krerëve të bashkive

Zgjedhjet vendore të vitit 2019 po afrojnë, ndërsa Partia Socialiste po shton lëvizjet për tu organizuar. Teksa na ndajnë vetëm gjashtë muaj nga ky proces zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet. Sipas burimeve të gazetës, Partia Socialiste është futur në diskutime me partitë aleate të saj, ku temë kryesore janë pikërisht zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Më konkretisht, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, së bashku me përfaqësues të tjerë socialistë janë ulur në tryezë bashkë me përfaqësuesit e partive aleate për t’iu kërkuar këtyre të fundit që të futen bashkë në zgjedhjet në nivel vendor. Socialistët u kanë bërë ftesë aleatëve që të jenë të bashkuar në këtë proces në mënyrë që edhe rezultati të jetë edhe më i mirë. Po teksa nga njëra anë po kryhen diskutime, kryeministri Edi Rama po mendon për rikandidimin ose jo të shumë kryebashkiakëve.

Burimet i thanë gazetës se në tavolinën e tij po qëndrojnë dosjet e performancës për krerët e bashkive. Këto dosje janë dërguar nga baza socialiste dhe përmes tyre do të vendoset për fatin e secilit kryebashkiak socialist. Në brendësi të dosjes gjenden informacione për investimet e kryera nga secili kryetar bashkie, për performancën me buxhetin, për mbështetjen që secili emër gëzon në bazë, por edhe për punën që çdo kryebashkiak ka bërë me punësimet dhe spastrimet e militantëve. Të gjitha këto pika të bëra bashkë do t’i krijojnë kryeministrit një përshtypje për krerët e bashkive nëse ata e meritojnë të rikandidohen në zgjedhjet e 2019 apo të largohen për t’iu lënë vendin njerëzve të rinj.

Pra, performanca e kryetarëve të bashkive e cila është e pasqyruar në dosjet që baza socialiste i ka dërguar Edi Ramës, do të jetë një komponent kyç që do të vendosë për fatin e tyre në procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm./SOT