osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama flet për qeverisje deri në 2029, detyrë deputetëve të nisin projeksionet mbi numrin e mandateve që priten në secilin qark

Rama flet për qeverisje deri në 2029, detyrë deputetëve të nisin projeksionet mbi numrin e mandateve që priten në secilin qark

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dje planin ekonomik të qeverisë që ai drejton, ndërsa e ka ndalur theksin tek risia dhe vendimi i marrë së fundmi që tatim fitimi dhe TVSH për bizneset e vogla deri në vitin 2029 do të jetë zero.

Por në deklaratën e tij, ra në sy fakti se kryeministri Edi Rama ka shtuar ambicien për të qëndruar në pushtet edhe për 2 mandate të tjera, pasi ashtu siç e theksoi ai, ky plan ekonomik dhe ky vendim do të jetë deri në vitin 2029.

“Bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH dhe bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë deri në 2029 tatim-fitimin”, deklaroi dje kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp. Pra, përmes kësaj deklarate që është e treta në një hark kohor prej disa muajsh, Rama jo vetëm që ka shtuar ambicien për të fituar zgjedhjet, por synon që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029.

Nga ana tjetër ambicien për pushtet shefi i qeverisë e ka shfaqur edhe gjatë takimeve të ditëve të fundit që ka zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste në kuadër të riorganizimit të partisë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Gazeta ka mësuar se në takimet që ka pasur me deputetët socialistë dhe drejtuesit politikë të PS të 12 qarqeve, ka kërkuar nga këta të fundit që të nisin projeksionet mbi numrin e mandateve që pritet në secilin qark.

Pra, më konkretisht kryeministri Rama ka porositur vartësit e tij që të bëjnë një bilanc se sa deputetë merr Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021 në qarkun nga ata vijnë deputetë, për të ditur forcën e partisë që ai drejton.

Kujtojmë që në qershor dhe gusht të këtij viti, kryeministri Edi Rama deklaroi se partia që ai drejton do të jetë në pushtet deri në vitin 2029. Në një konferencë për mediat, Rama e quajti sukses faktin që qeveria e tij mori një tjetër borxh 650 milionë euro dhe deklaroi se suksesi i reformave është i dukshëm.

Për këtë arsye, ai shtoi se do të fitojë mandatin e radhës të zgjedhjeve dhe një mandat tjetër deri në 2029. “E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion.

Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë. Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029”, deklaroi Rama.