osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rama flet me respekt për punën e bërë nga ish ministrat Tahiri dhe Koka: Veprimet jashtë detyrave të qeverisjes janë përgjegjësi individuale

Rama flet me respekt për punën e bërë nga ish ministrat Tahiri dhe Koka: Veprimet jashtë detyrave të qeverisjes janë përgjegjësi individuale

Kryeministri Rama vuri në dukje edhe faktin se ish-ministri Lefter Koka nuk ndodhej në burg për vendimet e qeverisë, por për çështje personale sa i takon të ashtuquajturës “afera e inceneratorëve”.

“Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie. As për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër.

Ndaj kur fola më parë e kishte një lidhje përgjigja ime. Lidhje midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimi të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive.

Nuk ka lidhje fare. Është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar,impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara”, u shpreh ai.

Ministrat që punuan pas shpine përgjegjësi individuale

Më tej gjatë dëshmisë së tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek-ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri teksa foli për punën që ky i fundit ka bërë me policinë e Shtetit, por u kujdes të dërgonte një mesazh për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, që kush punon pas shpinës së tij do të dalë para drejtësisë dhe se sipas shefit të qeverisë, përgjegjësia është individuale.

“Unë i dal për zot të gjithë punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Saimir Tahirin. Unë i vë gjoksin çdo ministri për sa kohë akuzat dhe betejat janë për punë të përbashkët.

Pastaj nëse cilido qoftë pas kurrizit tim ka dhe një agjendë tjetër nuk është puna ime, por puna e tij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi. Nuk ka arsye pse të mendojmë se këtu mund të ketë arbitrazh.

Dihet shumë mirë se çfarë policie ishte dhe çfarë pune bëri Saimir Tahiri. Por çfarë ka bërë Saimir Tahiri jashtë kësaj është përgjegjësia e tij individuale”, tha ai.