Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një falenderim për gjithë kuksianët, për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar sot në ditën e parë të aplikimit të pagesës për kalimin në Rrugën e Kombit.
Me një shënim në Twitter, Rama premton se do t’u kthehet çdo qindarkë në investim, pasi shpejt do të kenë aeroportin dhe stadiumin e ri, që do të sjellë me vete edhe punësim real.
Reagimi i Ramës
Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar.
Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri.