Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar protestën që po zhvillohej sot para Kryeministrisë nga qytetarët kundër rritjes së çmimeve.
Sipas Vangjelit problemi i kësaj proteste qëndron te krye protestuesi i saj për të cilin ai tha se është Edi Rama.
Teksa deklaroi se kryeministri nga kjo protestë i trembet jo atyre që janë në shesh por atyre që shtrëngojnë dhëmbët dhe e ndjekin nga televizori, tha se kjo protestë ka qëllimin e duhur, mjetin e duhur, por po ndodh në kohën e gabuar.
“Protesta është një ushtrim i shëndetshëm në të gjitha rrethanat. Nëse ju shihni pamjet tuaja dhe gjykoni ndryshe do të thotë se opozita qytetare është shumë herë më e madhe se opozita zyrtare. Tradita e ka treguar se ndoshta dhe në këtë protestë do të ndodhë e njëjta gjë dhe kryeprotestsuesi është Edi Rama.
Është për paradoks për disa arsye njëra prej tyre tradita. Nëse kujtoni protestat e mëdha që në prolog të qeverisë së tij për armët.
Rama si kryeministër me nervin e tij do të marrë drejtimin e kësaj proteste duke qenë një hap përpara. Ndërmjet këtyre dy protestave është dhe ajo e studentëve kur edhe njëherë për paradoks për shkak të dobësisë së kundërshtarëve pati sërish për krye protestues Edi Ramën dhe ky është një fat i keq për secilin nga ne.
Qeverisja i trembet atyre që shtrëngojnë dhëmbët që shohin protestën nga Tv. Po flas për një shumicë e cila është shumë më e madhe se shumica qeverisëse sepse kjo protestë ka qëllimin e duhur, mjetin e duhur, por është në kohën e gabuar.
Tjetër gjë të protestosh për rritjen e çmimeve dhe të kuptosh që kjo krizë është ende një dhëmbë qumështi nëse lufta zgjat do jetë akoma më keq. Qeveria duhet të kryqëzohet për tjetër gjë, për mënyrën si vendos balancat për të ndëshkuar spekulatorët që këtë herë janë më të rrezikshëm se kurrë.
Pjesa tjetër më duket një naivitet. Të gjithë thonë ul taksat, subvencioni etj etj, kryeministri nuk është pronar i parave por është aty për të menaxhuar ato në mënyrën e duhur. Nëse nuk bëhet ajo që duhet të bëhet nëse kjo krizë nuk balancohet në shpatullat e të gjithëve ka shumë më tepër alarm se ajo që shohim drejtpërdrejtë.”, u shpreh ai.