osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama e zhduku hijen e Nanos, Basha sërish në dualitet

Rama e zhduku hijen e Nanos, Basha sërish në dualitet

I zhgënjyer nga Partia e sapothemeluar Demokratike dhe “i neveritur” nga PPSH e kthyer në PS, Edi Rama tentoi të themelojë një parti radikale për të cilën bisedoi me disa bashkëpunëtore e miq të tij në vitet ’90. Në të njëjtën kohë botoi edhe librin “Refleksione” me bashkëautor Ardian Klosin. Atje goditej ashpër PPSH-ja por edhe PD-ja e re. Më pas Edi Rama u largua nga Shqipëria në sajë të një burse që përfitoi nga fondacioni “Soros”. Ai kthehej shpesh në Tiranë por vetëm për të qëndruar disa ditë. Ishte mjaft aktiv me publicistikë, mjaft kritik ndaj qeverisë së parë të PD-së dhe kryesisht ndaj presidentit të kohës, Sali Berisha duke u pozicionuar si një ndër kundërshtarët më të fortë të PD-së në vitin 1992-1997. Fatos Nano ishte një ndër figurat e preferuara për Ramën gjatë viteve 1993-1997. Në atë kohë Fatos Nano ishte në burg, i akuzuar nga PD-ja dhe qeveria e saj për abuzime me ndihmat humanitare në qeverinë e parë pluraliste kur Nano ishte kryeministër.

“Kur e kam parë si kryeministër dhe si themelues të Partisë Socialiste në vitet 1991, nuk kisha asnjë lloj simpatie. Nisa ta simpatizoj kur kam filluar të lexoj letrat që shkruante nga burgu. Ishte shumë e papritur për mua qasja e tij në ato letra. Pastaj vetvetiu unë fillova të afrohem në qëndrime me socialistët sepse ishin forca që luftonin me një të keqe shumë të madhe dhe për këtë arsye kam shkruar për vetë zhvillimet në PS, duke mbështetur Fatos Nanon kur ishte në burg. Atëherë unë nuk e njihja. Kur Fatos Nano u bë kryeministër, të them të drejtën unë kisha shumë shumë shpresë. Më dukej si një njeri që do të bëntë gjëra të mëdha… Nuk bëri gjëra të mëdha…. Sigurisht bëri gjëra të mira por nuk bëri gjëra të mëdha”, thotë Rama.

I pyetur në se Fatos Nano e Sali Berisha por edhe vetë Rama, trashëguan tiparet totalitariste të paraardhësve të tyre në pushtet, Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, Rama shprehet:

“Unë besoj se nuk kam trashëguar asgjë. As Fatos Nano nuk ka trashëguar gjë. Por Sali Berisha po. Sepse Saliu është i vetmi komunist stalinist në këtë treshe. Fatosi ka qënë komunist i regjistruar në periudhën e fundit të komunizmit, për të cilën thashë se pranimet ishin pasojë e një dileme për të përmirësuar sistemin dhe padurimi ndaj sistemit. Kurse unë skam pasë lidhje fare. Ndërkohë që le të themi se në qoftë se ka element të caktuar, unë mendoj se lidhen më shumë se jemi shqiptar, ballkanas, mesdhetar”.

Në qershor të vitit 1997 në pushtet erdhën sociaistët dhe kryeministri socilaist, Fatos Nano, e ftoi Ramën në qeverinë e tij si ministër Kulture. Rama e shpjegon kështu atë moment:

“Ishte aksident. Ishte aksident, fatalitet i jetës time, si një diçka e shkruar në dorë. Ndodhi krejt papritur. Kam dëgjuar llojlloj versionesh por të gjitha janë të pavërteta. Nuk do të isha sot këtu në se im`atë nuk do të kishte vdekur në prill të vitit 1998. Ishte një koiëidencë e çuditshme…. ardhja ime këtu për funeralin, me një biletë vajtje- ardhje… Duhet të shkoja në Kanada sepse do të bëja një hap shumë të rëndësishëm në jetën time si artist. Do të nënshkruaja një kontratë për një pikturë të madhe murale që do të realizohej në një hapësirë të madhe publike atje. Koinëidoi kjo kohë me riformatimin e qeverisë dhe unë isha në atë moment në Tiranë. Fatos Nano kishte kohë që më kërkonte dhe asnjëherë për t`u bërë ministër apo për t`u marrë me politikë por më kërkonte që të vija dhe më pat propozuar që të bëhesha drejtor i Televizionit Shqiptar. Gjithmonë e kam refuzuar duke i thënë se jeta ime është arti dhe unë jam qytetar i botës. Unë shkruaj sepse e kam të nevojshme ta bëj këtë gjë, e kam pjesë organike të qënies time por më shumë se sa kaq unë smund të bëj”, thotë Rama.

Por më pas historia ndryshon dhe ndoshta ndryshimi i raporteve të tij me Nanon nuk nis në 1997 kur Rama vë kufirin e Fatos Nanos “së mirë” me atë të “të keqin” por shumë kohë më pas, kur Ramës i lindi dëshira për t`u bërë kryetar i Partisë Socialiste. Momente të rëndësishme në zhvillimet politike brenda PS-së i dhanë Ramës hapësirën për të spikatur me qëndrim kritike të cilat për kohën cilësoheshin parimore.

“Për mua katarsisi ishte gjëja më e shëmtuar që ka ndodhur ndonjë herë në politikën shqiptare dhe mbetet gjëja më e shëmtuar në politikën shqiptare nga pikpamja e një aksioni politik. Aty u shkallmua etika e demokracisë së brendëshme të një partie politike. Nga një demokraci e brendëshme ajo u kthye në një anarki. Që nga ai moment Partia Socialiste filloi të vuaj shumë”, thotë Rama.

Në vitin 2000, Edi Rama kandidoi për bashkinë e Tiranës në emër të PS-së dhe i fitoi zgjedhjet. Shumë shpejt u bë një ndër njerzit më të mbështetur në elektoratin e majtë edhe për shkak të sukseseve të tij në krye të bashkisë së kryeqytetit. Bashkë me rritjen e tij si figurë politike brenda së majtës, Edi Rama po rriste dalë-ngadalë ambiciet e tij për pushtet brenda PS-së. Pas një betejë të vazhdueshme me kryetarin e kohës, Fatos Nano, herë në bashkëpunim me Ilir Metën e herë kundër tij, Edi Rama ia doli të zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste më 9 tetor 2005.

Pak muaj më herët kishte dhënë dorëheqje nga ky post, Fatos Nano, pas humbjes së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, duke e lënë jashtë skenës politike dhe duke i dhënë Partisë Socialiste fytyrën e tij.

Rama vazhdon t’i kosniderojë qëndrimet e tij parimore edhe pse vetë ka deklaruar se “jo gjithnjë është në drejtimin e duhur”. Historia e tij politike shpesh ndeshet me moment që dëshmojnë egon e tij për pushtet pa marrë parasysh parimet.

Krejt ndryshe shfaqet situata në selinë blu. Lulzim Basha vijon të jetë peng i doktrinës së Sali Berishës. Ai nuk po mundet të shmangë influencën e Berishës dhe as ai nuk po e lejon. Në kampin blu kemi gjithmonë dy qëndrime, atë të Berishës dhe Bashës mbi zhvillimet.

PD vuan nga një krizë të thellë dhe Basha është ende “peng”. 16 shkurti është një test i rradhës. Nëse Lulzim Basha do të lejojë që në podium të ngjitet Sali Berisha, siç edhe thuhet shënohet përgjithmonë kapitulimi i profilit të tij politik.