I ftuar në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësitë e tij janë dy; fitorja dërmuese në zgjedhjet e fundit dhe çelja e rrugës për reformën në drejtësi. Sipas Ramës të dyja këtyre i friket opozita.
“Unë kam konstatuar dy përgjegjësi të mëdha, njëra është që ne kemi fituar zgjedhjet në mënyrë dërmuese për opozitën që tanimë ka dalë në rrugë, dhe kjo e bën opozitën që t’i friket zgjedhjeve, dhe përgjegjësia tjetër është që ne kemi çelur një rrugë pa kthim për një reformë, që këto forca nuk e kanë dashur që ditën e parë.
Frika dhe paniku nga reforma në drejtësi janë shtysa të forta që kanë përcaktuar këtë rrugë”, deklaroi Rama.