E ka parë me admirim kryeministri Edi Rama, nismën e Ministrisë së Mbrojties dhe ministres Olta Xhaçka, për t’iu plotësuar nevojat e fëmijëve jetim në prag të vitit të ri shkollor.
Kryeministri e ka “duartrokitur” ndihmën e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes për femijët jetim duke ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, momentet më të bukura për ta.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë shembull të admirueshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët menduan si prindër për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan kryeministri.