Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel. Takimet Rama do ti nisë gjatë pasdites, fillimisht në orën 17:00 me shefen e diplomacisë në BE, Federica Mogherini.
Më pas në orën 18:50 kreu i qeverisë do të ketë një takim me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, ndërsa në 19:30 takon presidentin e KE, Jean-Claude Juncer.
Vendimi për hapjen e negociatave pritet të jetë pjesë e bisedimeve mes kryeministrit dhe Juncker.
Vizita e Ramës vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE.
Më 18 qershor Këshilli i Ministrave pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.