osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama: Brenda 2 javësh ngremë Task Forcën që t’ju bëjmë pronarë toke pa ligjin 7501

Rama: Brenda 2 javësh ngremë Task Forcën që t’ju bëjmë pronarë toke pa ligjin 7501

Çështja e pronave është një nga problematikat më të mëdha që përballet vendi ynë, e ku për fat të keq ka qenë edhe një shkak për vrasje, mirëpo, kryeministri Edi Rama tha se është drejt një zgjidhjeje.

Në një takim në Kukës, kreu i qeverisë, sqaroi se brenda 2 javësh do të krijohet një Task Forcë në Kryeministri që do të merret me trajtimin e pronave, për të bërë pronarë me dokumente në bazë të dakordësisë që vetë qytetarët kanë me njëri-tjetrin.

Pra e thënë më thjeshtë, nëse ti ke në përdorim një tokë, e punon atë, e askush nuk pretendon se është e tija, atëherë do të mund që të shndërrohesh në pronar ligjor të saj. Në këtë mënyrë, thotë Rama, do të bëhet që ata të përfitojnë nga subvencionet, grantet apo edhe kreditë dhe të marrin frytet e saj.

“Po flisnim për një çështje të nxehtë që është kryesisht në zonat e veriut që ka të bëjë me pronën dhe tokën në fshat, ku njerëzit nuk kanë problem me njëri tjetrin dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të jenë pronar, dhe i fuste në sherr.

Njerëzit të bëhen pronarë me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njëri tjetrin dhe ju e dini shumë mirë që ka zona ku nuk ka sherr, Tropoja një pjesë e madhe e territorit rural është kështu, Kukësi, nuk kanë sherr me njëri tjetrin, duhet që ne të rrisim kapacitete, sot kemi marrë një hap të parë dhe brenda dy javësh do të marrim një vendim në qeveri dhe do krijojmë një task forcë për të ndihmuar Bashkitë e Kukësit, Tropojës,

Malësisë së Madhe, për një pjesë të territorit dhe bashkitë e tjera që të ecim sa më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave, se ata njerëz që i kanë tokat dhe i punojnë, për që në mungesë të pronësisë, nuk marrin dot një kredi, një subvencion, një grant, nuk bëjnë dot asnjë transaksion, as nuk e shesin dot, të kenë mundësi që të hyjnë në këtë dhe kjo do të bëjë të mundur që investime nga emigracioni të vijnë këtu”, u shpreh kryeministri.

Ai ishte në Kukës, në kuadër të turit të falënderimeve, në ato Bashki që ia doli të fitonte, më konkretisht 53 përkundrejt 7 bashkive të fituara nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një nga partia MEGA.