Replikat mes Edi Ramës dhe Sali Berishës janë zhvendosur në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka replikuar me paraardhësin e tij për çështjen e Vettingut.
Statusi i Edi Ramës në Twitter
“Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!
Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut.
Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit.
Në vend të kryetarit është vetë Luli”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.