Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk i intereson një opozitë që sipas tij na bëri horr me botën duke i rënë politikës me vare.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do bëhet mbret në krye të vendit, duke lënë kësisoj të kuptohet se do ta mendojë kandidaturën për kryeministër në një mandat të katërt.
Pjesë nga intervista në Opinion:
Rama: Si mund të mos më interesojë mua një opozitë që na bëri horr me botën, që goditi politikën me vare në kokë. Unë jam në mandatin e tretë. Pse do bëhem mbret unë këtu?! 2030-ta erdhi.
Pyetje: Mandati i katërt, e synon?
Rama: Unë do qëndroj për sa kohë kam këtë pasion, këtë besim, këtë energji dhe bindje. Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them.