Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë check-up, kontrollin mjekësor.
Në videon e postuar nga shefi i qeverisë, shihet ai teksa bën kontrollin mjekësor dhe infermieret që i bëjnë pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën, gjatësinë si dhe i marrin një mostër gjaku.
Gjatë kësaj vizitë nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili kur po matej, u tha mjekeve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”.
Publikimi i vizitës së Ramës shihet si një tentativë e kreut të qeverisë për të promovuar kryerjen e kontrollit mjekësor duke qënë se opozita akuzon që paratë e paguara ndaj privatit nuk justifikohen dot me numrit e ulët të kontrolleve të kryera.
ERTV Live😊: Shih me sytë e tu dhe gjyko me mendjen tënde – KONTROLLI MJEKESOR FALAS mes realitetit shembullor të një investimi të madh të qeverisë për shëndetin e popullit dhe baltës së shpifjeve e të akuzave #eGjithëVëmendjapërNjerëzit
Publiée par Edi Rama sur Jeudi 18 octobre 2018