Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të publikuar dje në ‘The Washington Times’ për procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi në Shqipëri. Sipas ‘The Washington Times’ vettingu në Shqipëri po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute.
Por shefi i qeverisë shqiptare përmes një statusi në Facebook e cilëson si të sponzorizuar shkrimin, ndërsa lëshon akuza në drejtim të opozitës. Rama thotë se pavarësisht sharjeve dhe mallkimeve, procesi i pastrimit të drejtësisë deri në fund do të vijojë.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë Deri në fund”