Nikola Dimitrov dhe Niko Kotzias do të takohen më 12 Prill për të zgjidhur çështjen e emrit. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri maqedonas Zoran zaev. Në jë intervistë për agjencinë maqedonase MIA ai u shpreh: “Nuk do të ketë buldozerë diplomatik midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Për kësisoj vendimesh ia vlen të flijohet edhe karriera politike. Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin”.
Ashtu si Zaev edhe pala greke siguron se zgjidhja eventuale do të jetë e dinjitetshme. Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Canakopulos tha se me zgjidhjen e emrit nuk do të rrezikohet besimi që Kuvendi ka në Qeverinë aktuale greke.
Ai madje theksoi se Qeveria ka kohezion për çështjen, pavarësisht se partneri i koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur deri tani ka kundërshtuar zgjidhjen eventuale që do të përmbante termin “Maqedoni”.