Dimri nuk ka mbërritur vetëm në vendin tonë, por reshjet e dëborës kanë trokitur edhe në vendet e rajonit. Prania e borës nuk ka kaluar pa shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor edhe në Maqedoni.
Bora e cila po bie pa ndërprerë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Siç raportojnë mediat në Maqedoni, dy maune kanë rrëshqitur dhe kanë dalë jashtë rruga. Ndërkohë që policia rrugore nuk lejon qarkullimin në këtë aks rrugor pa pajisjet e nevojshme dimërore.
Ende nuk ka të dhëna se nëse drejtuesit e mauneve kanë pësuar dëmtime, por ekipi i ndihmës është nisur drejt vendit ku janë bllokuar dy mjetet e tonazhit rëndë.