osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qytetaria dhe egërsia, humanizmi dhe babëzia!

Qytetaria dhe egërsia, humanizmi dhe babëzia!

Qytetaria dhe egërsia, humanizmi dhe babëzia, e shumë tipare të tjera “flenë” brenda çdo qenie të gjallë përfshi edhe njeriun e më gjerë shoqërinë. Të gjitha këto “zgjohen” sipas kërkesës apo sipas “komandës” që i jep truri, atje ku e kanë “burimin” rrënjët e këtyre tipareve që përbëjnë karakterin e njeriut, në rastin konkret. Herë këto nxiten nga jashtë e herë nga brenda llojit, sipas “kërkesës” ato dalin në pah dhe marrin një pozicion të caktuar, duke dhënë efektin e vet ose në interes të vlerave që pëlqehen nga shoqëria, e herë në të kundërtën e këtyre vlerave.

“Çdo njeri apo një shoqëri ka një moral të caktuar që krijon ose ngrohtësi dhe në këtë rast pëlqehet nga të gjithë, ose krijon frikë, ankth pasiguri dhe dhunë… Për të mos u zgjatur, qysh në fillim më duhet të pohoj se do të qëndroj jashtë çdo ndikimi politik apo partiak. E them këtë, mbasi vetë çdo ditë e më shumë, po bindemi që nuk është rruga e duhur ajo që kemi zgjedhur, ajo që vihemi në shërbim të njërës apo tjetrës forcë politike.

Kohët e fundit, siç e shohim shoqëria jonë po përpiqet të kalojë shumë pengesa që më shumë se egzistojnë objektivisht, ato nxiten artificialisht, sepse siç duket e kemi shumë të vështirë të “prezantojmë” anën e kulturës e të qytetarisë dhe e kemi më të lehtë të nxjerrim në pah egërsinë, dhunën babëzinë etj., etj., për të shkuar në qëllimin “final” atë të destabilizimit të vendit, sikur të mos na mjaftonin hallet e shumta, hallet e mëdha të kësaj Shqipërie të vogël. Jemi vetë ne shqiptarët, që kemi marrë rrugën e “cahireve” apo rrugën që nuk na nxjerr asgjëkundi. Po marr vetëm dy tregues, do t’i quaj, atë të protestës së 16 Marsit dhe atë të tubimit të 23 Marsit.

Në rastin e parë, sipas “urdhrit” që kanë marrë qytetarët nga politikanët, do të shkojnë për të “tërhequr zvarrë” Edi Ramën e për ta “rrëzuar qeverinë e tij”, kurse në tubimin e 23 marsit do të bëhet shpallja e kandidaturës së kryetarit të bashkisë së kryeqytetit për një mandat të dytë. Kjo është puna e tyre, por unë e kam hallin gjetkë. Nuk e kam hallin as tek pjesëmarrja e qytetarëve se kush forcë politike grumbulloi më shumë qytetarë në shesh dhe më keq akoma, numrin e tyre e shumëzojmë me disa dhjetëra herë. Edhe në protestën e 16 Marsit, edhe në atë të tubimit të 23 Marsit, janë po ata qytetarë, banorë të Tiranës apo të ardhur nga rrethet e tjera, kjo nuk ka rëndësi.

Në protestën e parë, qytetarët janë nxitur apo të them janë të imponuar për t’u bërë agresivë sipas “midesë” së politikanëve. Janë këta qytetarë që politikanët i detyrojnë të kryejnë veprime të dhunshme, anti ligjore dhe antikushtetuese. Në këtë rast, jo të gjithë, por disa kanë marrë me vete edhe “armët” e tyre siç janë gurët nëpër xhepa, kapsolla të ndryshme, lëndë plasëse… Përse? Për t’i përdorur kundër shokëve, motrave dhe vëllezërve të tyre kundërshtarë politikë. Nuk është në natyrën e këtyre qytetarëve që të kryejnë veprime të dhunshme, pa bërë fjalë për protestën që është një e drejtë e cilitdo prej tyre.

Nuk janë të gjithë ata qytetarë që të vijnë në protestë për të kryer veprime të dhunshme, por janë vetëm disa “trima” që duan të vërtetojnë “besnikërinë” e tyre ndaj politikanëve “të zëmrës” për interesa të caktuara. Me një grup shokësh, ndodhemi tek Pallati me shigjeta, kur papritmas dëgjojmë krisma, thirrje “Rama Ik”. Janë banorët e Astirit që protestojnë për të drejtën e tyre, siç ju duket e arsyeshme pa u futur në të drejtat e tyre, për të cilën qeveria duhet t’i vërë mirë gishtin kokës e të ulet me ta këmbëkryq për të gjendur një zgjidhje. Kjo është tjetër anë. Po përse këta qytetarë të trembin gratë e fëmijët, duke hedhur kapsolla luftarake në çdo hap që hedhin buzë Lanës? Përse këta qytetarë të çirren me një fjalor banal kundër kujtdo?

Përse këta qytetarë të bëjnë zhurmuesin me buri e t’u bien gongeve? Çfarë zgjidhin me këtë mënyrë. Ajo ç’ka ata “zgjidhin”, janë vetëm të trembin gratë dhe fëmijët, të cilët tek i dëgjojnë, mundohen të largohen e të fshihen. Mos vallë këta qytetarë nuk janë të ndërgjegjshëm, që këto veprime nuk të çojnë në asnjë zgjidhje për hallet që kanë? Ata janë plotësisht por… ashtu i kanë mësuar! As më shumë e as më pak, këto janë vazhdimi i atyre veprimeve që bëjnë politikanë e analistë të ndryshëm në disa studio televizive që janë bërë “mortje” të përnatshme, që flasin të gjithë njëherësh e askush nuk dëgjon. Nuk i dëgjojnë as vetë ata e jo më qytetarët që u trembin edhe kalamajtë dhe me kohë i kanë marrë masat për të mos i dëgjuar.

Këto veprime “finalizohen” në protestë, ku të gjithë i kemi parë gurët, kapsollat kutitë tymuese, veprime për të “pushtuar ndërtesën e parlamentit, apo ndërtesën qeveritare. Kush vallë ua kanë fajin këtyre “falangave”, muret e ndërtesave, apo njerëzit? Me njerëzit merresh vesh me dialog, kurse muret janë “të pafajshëm”! Ja edhe sikur të pushtojnë sallën e parlamentit, apo ndërtesën qeveritare, çfarë do të zgjidhin? Për mendimin tim, edhe qeveria që i rrethon këto ndërtesa me tela me gjemba, gabim bën. Le t’i lejojë të hyjnë njëherë brenda dhe mbase kush e di do të “miratojnë ndonjë ligj të mirë dhe më kaq të quajnë të realizuar qëllimin e tyre dhe nuk do të vijnë më! Pse ata “luftojnë” me orë të tëra duke qëlluar policët e me gurë?

Mos vallë policët janë më patriotë se këta që i quajnë fajtorë? Janë vetëm një pakicë politikanësh që betohen e stërbetohen se “do të heqim zvarrë Ramën, apo qeverinë” e në fund “kënaqen” me një “hiçgjë” me disa të plagosur nga forcat e rendit apo qytetarët, lënë prapa tym dhe kazanë mbeturinash të djegura dhe më pas punonjësit e bashkisë kërkojnë të kthejnë çdo gjë në normalitet. “Pazarxhinjtë” politikanë bëjnë bilancin dhe projektojnë të tjera protesta dhe na premtojnë që “ato do të jenë të vazhdueshme dhe më intensive”!

As unë dhe askush deri sot, nuk ka thënë që qytetarëve nuk u ka vajtur “në majë të hundës”, por e keqja është që nuk është kjo rruga e duhur, qeveria nuk rrëzohet me veprime rrugaçërore, nuk çon në zgjidhje gjuha e urrejtjes, e mllefit, e babëzisë. Shqipëria po mplaket, askush nuk flet, Shqipëria po braktiset, askush nuk flet, Shqipëria po kthehet në kosh mbeturinash, askush nuk flet, Shqipëria po vihet nën sundimin e krimit, askush nuk flet… Sikur të merrte mundimin Basha dhe të lexonte këto rreshta, me siguri do të më përgjigjej “Po ja, për këto ne protestojmë”!

Përsëri do të hyj pak në politikë, por do t’i përgjigjem: “Dakord more Bashë, por përpara qëllimit duhet të gjeni mjetin e duhur dhe mjeti, apo gomari” që ju i keni hipur, ecën së prapthi dhe rruga që ai ka marrë, nuk ju çon juve për të marrë pushtetin, por ju çon në ndonjë hendek. Shumë, shumë, ju bëni vetëm zhurmë dhe nxisni urrejtjen midis nesh pak banorëve që kemi mbetur në këtë Shqipëri”!

Do të vij tani tek tubimi tjetër, ai i 23 Marsit. Qytetarët, në këtë tubim nuk i detyron askush, ata vijnë me dëshirën e tyre qoftë edhe për të larguar sado pak stresin e akumuluar sidomos në këta muajt e fundit. E duan apo nuk e duan Erion Veliajn, është tjetër gjë dhe unë nuk dua të hyj në këtë “mesele”! Ajo ç’ka dua të them, apo ajo që duket, në fytyrat e tyre reflektohet mirësi, buzëqeshje, dashuri.

Nuk kanë gurë në xhepat e tyre, por kanë flamuj të vegjël, nuk kanë kapsolla, por kanë lule në duar, nuk kanë egërsi në fytyrat e tyre për të “tërhequr zvarrë Edi Ramën, por kanë dashuri për të gjithë, që nga kalamajtë që mbahen për dore nga prindërit, nga të rinjtë e të rejat, nga burra e gra të moshuara, që të imponojnë respekt. Vetëm Basha nuk e kupton këtë që dashur pa dashur shpie “ujë” vetëm në “mullirin” e Ramës dhe konsolidon pozitat e tij! Askush nuk kërcënon, askush nuk hedh kapsolla, askush nuk hedh kuti tymuese, ku edhe policë, edhe qytetarë, qëndrojnë të shkujdesur, dëgjojnë politikanët apo largohen sipas dëshirës së tyre..

Ja, për këtë qytetari, ne kemi aq shumë nevojë që nuk na ndan asgjë me njëri tjetrin. Jemi aq shumë afër njëri tjetrit dhe pavarësisht bindjeve të ndryshme, ajo që na “ndan” është vetëm një copë letër, një fletë votimi që secili e hedh sipas dëshirës së tij. Kjo heshtje, kjo kulturë, kjo qytetari të themi, është ajo që bën ligjin që jep pushtet, jo hakërrimet, kërcënimet, tritolet, shashkat tymuese, kapsollat, lëndët plasëse e shumë të tjera si këto që po na lemerisin kalamajtë!

Bulevardi Qendror i kryeqytetit është mbushur si asnjëherë tjetër dhe ajo ç’ka i jep “lezetin” janë zërat gazmorë të fëmijëve, fytyrat e qeshura të qytetarëve, pavarësisht nëse kanë Ramën në krye të qeverisë apo do të kenë Bashën ose Palokën nesër! Sa të vështirë e kemi të shpërndajmë qytetari dhe kulturë, dhe sa të lehtë e kemi që të shpërndajmë egërsi, harbutëri, urrejtje… Politikanët, e kanë ndarë këtë shoqëri të vogël në dy kampe të papajtueshme me njëri tjetrin dhe çdo ditë e çdo orë i fryjnë kësaj ndarjeje, punojnë për të thelluar këtë hendek që të mos pajtohen kurrë me njëri tjetrin.

Nuk më rrihet pa thënë edhe dy fjalë për këto media vizive apo të shkruara. Kanë marrë edhe këto anën e njërit apo tjetrit krah të politikës dhe kjo është njëra anë. Ajo ç’ka është më kryesorja, punojnë dhe harxhojnë shumë orë duke i fryrë të keqes dhe jo të mirës. I fillojnë dhe i mbarojnë emisionet e tyre me protestat e dhunshme për ditë të tëra, e vazhdojnë me çjerrje politikanësh dhe hakërrime, dhe mbyllin orët e vona të mbrëmjes me ca farë analistësh që po na përziejnë zorrët e barkut me “mençurirat” e tyre sikur këta të jenë të vetmit “esnafë” që i kuptojnë problemet e mëdha dhe të tjerët, vetëm të dëgjojnë këta “yrnekë”!

Ata burra me mend që u shkon fjala dhe shoqëria, nuk ndihen sepse kanë një “të keqe”! Ata nuk janë as për politikë, e as të njërës apo tjetrës parti… Edhe faqet e gazetave hapen e mbyllen me “bëmat” që janë të përditshme, pa dhënë asnjë mesazh që i shërben qytetarisë, edukatës qytetare. Përveç të këqijave të tjera që kanë këto, i bëjnë qejfin disa politikanëve duke mos e ditur as vetë që me këtë mënyrë i marrin ata “në qafë”! Nuk thotë kot populli që “nëqoftëse i do të keqen tjetrit, bëji qejfin”! Po i mbyll këto mendime me atë që na mëson Faik Konica: “Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e muhamedanë, por ndahen në dy anë. Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet dhe ana e zuzarëve…”!

Nga Pandeli BARDHI