osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qytetari Saimir dhe gjyqtari z. Kriminel!

Qytetari Saimir dhe gjyqtari z. Kriminel!

Nga Anri Bala

U lebetitën sot, edhe pse u frynë si “kaposha” në ekran! Kaposhave u ranë puplat, e papritur u filluan dhembjet e forta në bark, ndërsa brekët e grisura prej krimeve, vrasjeve, vjedhjeve, përvetësimeve, dënimeve… kundër gjithkujt që mundën, nuk i’a mbajtën të pëgërën… që u rrëshqiti ndër shalë!

Të qelbur nga era, që të çante hundët, e që kundërmoi dynjanë, dolën jashtë si bandë, sikurse janë… për të fshehur mes tyre erën e rëndë. Por më kot… të gjithë janë të përlyer nga parfumi i “frikës”, burimi esencës së cilës e kanë fituar me “djersë” prej zullumeve.

Banda e tmerruar për çfarë i pret, rrinte prapa kryebanditit, të dëgjonin ndonjë fjalë dhe pyesnin me sy: Aman Marshall, na thuaj çfarë kënge do këndojmë tani, për vendin dhe për botën, se po s’kënduam, “mbrojtësi” do na presi “kokën”?!

Tani, hiqen si të marrë… se prej etheve të “gripit” drejtësi, i kanë keqkuptuar njerëzit! Ishin gati të kërkonin ndjesë përpara gjithë botës, se ata donin “kokën” e Ramës… se kjo e Tahirit s’bënte! Po luteshin t’i besonim, se s’duhet ti dëgjonim, se ajo “kënga”… nuk ishte melodia e tyre dhe kakarisjet disa mujore në maj të plehut, që “frikësuan” gjithë dynjanë… këtu dhe matanë detit, se e keqja ishte aty, por këta “tutorë” të (pa)drejtësisë dhe dashnorë të përvuajtur të antikrimit, nuk kishin çfarë të shkatërronin, se i kishin duart e lidhura!

Gjetën shesh dhe bënë përshesh, mendon populli! Po tani more ku**a, kapeni… aty e keni! Kapeni e na shpëtoni një herë e mirë… bëni “drejtësi tutorësh”, si të zhytur deri në grykë, prej “moralit… të imoralëve”.

Kapeni “faqeziun” që na turpëroi, tani e keni ju në dorë! Por, kujdes! Po nisët këngën e vajit, se drejtësia është e kapur, atëherë drejtësia quhet ish-plaçka juaj e humbur, që i’u mbuloi dhe i’u la të pastër nga krimet dhe poshtërsitë tuaja pafund.

Pula edhe kam parë…, por të tillë “kaposha”, me moral më të zi se kur*at, kurrë nuk kam pasur mundësi, jo t’i shoh, por as t’i imagjinoi se ekzistojnë!

Si guxon ti vrasës… të më premtosh se do më mbrosh?! Si guxon ti kapobandë, që nuk ke lënë njollë pa vendosur mbi kurrizin tim dhe të shqiptarëve, të më thuash se ti… je etaloni i ndershmërisë, kur unë të njoh edhe në errësirën e bodrumeve ku fshihesh?!

Ti kriminel, që armatose njerëz, për të luftuar kundër njëri tjetrit, për karrigen tënde të grabitur me poshtërsi, kërkon të na përqeshësh?! Ti hajdut ordiner, që vrave njerëz, për të ruajtur karrigen tënde të qelbur nga mutësirat e tua, së bashku me “700”-ëshin tënd, që të ka pikë të dobët, guxon vërtet?!

Guxoni të talleni me ne, duke na u hequr si e “kaluara e ndritur dhe e ardhmja e lumtur”, ju… që i keni bërë shqiptarët të hecin në majë të gishtave, nga mu*i juaj, që ka mbuluar vendin dhe nuk ka lum e det që e lanë?!

Vërtet mendon se mund të tallesh ti, që imoraliteti yt deri në palcë, të ka bërë ai që je… një i poshtër që duhesh tredhur nga allatet dhe nga gjuha… që raca juaj mos të riprodhohet kurrë në Shqipëri?!

Ti, që doje kokën e dikujt… për të shpëtuar kokën tënde dhe të racës qesharake që përfaqëson, ja ku e ke! Merre guximin, ti dhe ushtarët e tu të fëlliqur, që u bien “tambureve” të (pa)drejtësisë, që akoma i kanë në dorë ata… dhe bëj atë që na e ktheve kauzë, për tu mbrojtur çdo ditë! Të lutem, na shpëto z. kriminel shpëtimtari!

Nuk guxoni, sepse e dini që tashmë një rrezik i madh i’u pret përpara, për shërbimin që i’u kanë bërë ju dhe cilindo që ju keni përfaqësuar dhe mbrojtur. Më vjen të ulëras, kur ju dëgjoj ju vrasës të pagjykuar dhe dënuar, që kërkoni drejtësi!

Mallkuar qofsh ti vendi im dhe qytetari im që hesht, dhe nuk të pëlcet zemra, kur sheh kriminelin të marr në dorë “çekiçin” e gjyqtarit! Të gjithë ata që kanë vrarë, grabitur, pasuruar me gjak dhe jetë të pafajshmish, në gijotinë… por hanxhari në dorë të xhelatit dhe jo të kriminelit!/Tellalli