Lulzim Basha ka patur sot një takim me qytetarë dhe tregtarë të qytetit të Ballshit, të cilët i kanë shprehur shqetësime për vështirësi ekonomike, veçanërisht pas problemeve të krijuara me mospagesat e naftëtarëve.
Ndërsa Basha i është afruar një qytetari me fjalet “si je”, përgjigja e tij ka qenë:
– Për faqe të zezë!
Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: “O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë Luli”.
– E keni në dorë ju, – është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre.
– E kemi ne, por edhe ti. Dili për zot ose hajde ikim pastaj,- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet.
Është për të ardhur keq për qytetar si ky, që e ka zënë era e “gazi” të Ballshit dhe ëndërron një kryeministër si ky, i njëmijë e një të zezave duke harruar se ishte Berisha, Basha dhe Meta që e kthyen Uzinën dhe naftën e Ballshit me zarët e Metës si Besjan Pesha me shokë, në një astet të madh partie, me në krye Taçin dhe “Taçi Oil-in” e tij.
Ju si mendoni, a do ndodhë e panbesueshmja, a do e rrëzoi Basha Ramën apo opozitën dhe veten?!