osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qytetari humb shtëpinë për faj të bankës. Lekët që duhet t’ia kalonin përmbarimit, banka i mban për vete

Qytetari humb shtëpinë për faj të bankës. Lekët që duhet t’ia kalonin përmbarimit, banka i mban për vete

Minella Balliu iu drejtua emisionit Fiks Fare për të zgjidhur problemin e tij me Raiffeisen Bank. Ai tregon se po sorollatet prej vitesh dhe se nuk po merr përgjigje se ku kanë shkuar paratë e tij, para’ të cilat i ka derdhur në një degë të kësaj banke në Vlorë, me përshkrimin “Pagesë për ekzekutimin e përmbarimit” dhe në një numër llogarie që ia ka dhënë punonjësi i bankës duke i thënë se është numri i llogarisë ku shlyhet detyrimi që po i mban përmbarimi për bankën.

Qytetari tregon se ka shkuar disa herë tek banka dhe tek përmbarimi dhe i thonë të njëjtat gjëra, por gjithmonë ka mbetur i paqartë se ku kanë vajtur paratë e tij.

“Shkoj tek banka, më thonë që paratë kanë kaluar tek zyra e përmbarimit; shkoj tek përmbarimi, ata më thonë që në llogarinë e tyre nuk është bërë asnjë derdhje nga unë. Nuk di ku të shkoj, nuk di ku të përplasem. Për shkak të kësaj situate mua po më marrin shtëpinë dhe do të mbetem në mes katër rrugëve”, thotë z. Balliu.

Fiks Fare solli me zë dhe figurë bisedat e qytetarit me punonjësin e bankës, i cili i thoshte qytetarit se paratë kanë shkuar në llogarinë e zyrës përmbarimore. Llogaria në të cilën kanë kaluar paratë është llogaria e departamentit ligjor dhe e siguron atë që paratë i kanë shkuar përmbarimit dhe për këtë arsye shtëpia e zotit Minella duhet të zhbllokohet.

Madje ai i thotë qytetarit pse ke ardhur të më takosh sërish për këtë problem.

Ndërkohë, përmbaruesi i konfirmon qytetarit se në llogarinë e tyre, nuk është hedhur asnjë lek. Përmbaruesi kontrollon faturat me të cilat qytetari vërteton derdhjen e shumës 200 000 lekë për ekzekutimin e përmbarimit dhe konstaton se paratë janë derdhur në llogarinë që mban emrin “Head office”, e cila nuk është llogari e përmbarimit.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje zyrtare nga banka, e cila ngarkoi specialistin që ka kryer veprimet me qytetarin për të kthyer përgjigje. Në përgjigjen zyrtare të specialistit të bankës për emisionin Fiks Fare, thuhet se banka, pasi është pajisur me urdhërin e ekzekutimit ka filluar ekzekutimin e detyrimeve pranë zyrës përmbarimore private “L.D.C” për të dyja kontratat e kredive dhe detyrimi ka qenë në total 1, 217, 330. 37 lekë. Këtij detyrimi i është shtuar edhe detyrimi për pagimin e tarifave dhe shpenzimet përmbarimore të cilat janë në masën prej 123, 771 lekë, i shtohet edhe detyrimi për primet e sigurimit të jetës dhe pronës në shumën 49, 790 lekë.

“Gjate procedures permbarimore kredimarresi Minella Balliu ka kryer disa pagesa per Raiffeisen Bank sh.a. Keto pagesa kane qene ne shuma te vogla dhe ne total jane shumen 200,000 Leke. Keto pagesa jane perllogaritur nga Banka duke kryer zbritjen e tyre nga detyrimit total i debitoreve. Pra, detyrimi total qe rezulton mbas ketyre pagesave ka qene 1,190, 891.37 Leke”, thotë specialisti në përgjigjen e tij zyrtare.

Pra, banka, edhe pse ka filluar procedurat përmbarimore me zotin Minella nëpërmjet zyrës përmbrimore, i kalon në llogarinë e saj paratë që derdh qytetari pa e njoftuar përmbarimin, duke bërë uljen e borxhit ndaj bankës. Banka mban paratë që derdh qytetari dhe i thotë që detyrimi yt ndaj bankës është ulur, nga ana tjetër përmbarimi i kërkon të derdhë paratë dhe i thotë se detyrimi i Minellës ndaj bankës nuk ka ndryshuar dhe për këtë rrezikon sekuestrimin e shtëpisë.

FOTO GALERI