Sali Berisha ose plaku digjital, pas një njoftimi në disa media se Taulant Balla ka ndihmur një të aksidentuar në rrugën Librazhdë- Elbasan, natyrishtë duke përdorur emrin dhe reputacionin e tij, që të viheshin në lëvizje policia dhe urgjenca mjekësor, ka hedhur një shpifje tjetër me versionin e tij ose të “qytetarit digjital” që është ai vetë.
Ja Postimi i plotë
Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb
“Pershendetje doktorr …
Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”
Aksidenti, sipas policisë është kryer nga një zonjë, e cila udhëtonte me një fëmijë përpara dhe pas ngjarjes ishte aty, shumë e tronditur dhe u morë në drejtorin e policisë, për tu pyetur për ngjarjen. Qytetari është jashtë rrezikut për jetën./Tellalli