Ish-Kryeministri Berisha prej fillimit të protestës së studentëve ka që qënë një mbështetës ‘i flaktë’ i tyre, por qëllimi i kësaj mbështetjeje u demaskua nga vetë studentët të cilët e cilësuan atë si shkaktarin e rrënimit të universiteteve dhe shumëçkaje tjetër.
Madje disa prej tyre i kujtuan Berishës edhe vrasjet në 21 Janar ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevard apo tragjedinë e Gërdecit.
“Studentët ‘masakrojnë’ Berishën: Mirë që nuk po protestojmë përballë teje, se ti të vret” (LEXO KËTU)
Berisha ka vijuar me postimin e videove në mbështetje të studentëve, por edhe të protestave të organizuara nga degët e PD në rrethe.
Pas thirrjeve për të marrë fatin e tyre në dorë, qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj Berishës. Ata shprehen se ai është fajtori për gjithë këtë rrënim duke e cilësuar kriminel dhe hajdut.
Ndërsa të tjerë qytetarë shprehen se ajo që meriton Berisha është burgu.
Ja reagimet:
“Po mor po po kur erdhen atere para kryeminstris I fute plumin zotrote… yttt fare e keqe”
“Ti si e kishe emrin kur ishe ne kryet te vendit ..?? Sali kallashi ..se nje 4 cop i kepute ti me duar ne xhepa .te pakten ky nuk vret njeri si do qe te jet puna”.