Anëtari i kryesisë së LSI, ish kandidat për deputet, Ralf Gjoni, thotë se eurodeputetja e Qipros, Eleni Thocarus e cila mori pjesë ditën e djeshme në varrimin e Kacifas në Bularat, nuk duhet lejuar të hyjë më në Shqipëri.
Sipas Gjonit, Ministria e Jashtme ka detyrim të kërkojë sqarime e të dërgojë notë proteste pranë autoriteteve qipriote dhe pranë Presidentit të Parlamentit Evropian
“Që Parlamenti Evropian ka një qerre me idiotë ekstremistë, ky nuk është më sekret, por që një Eurodeputete ekstremiste si kjo fytyra këtu të vijë e të pështyjë mbi Shqipërinë brenda territorit shqiptar, kjo është e patolerueshme. Ministria e Jashtme ka detyrim të kërkojë sqarime e të dërgojë notë proteste pranë autoriteteve qipriote dhe pranë Presidentit të Parlamentit Evropian. Kjo monstër e fandaksur fashiste nuk duhet lejuar të hyjë më në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Gjoni.
Kujtojmë se Eurodeputetja qipriote ka qenë edhe pak ditë më parë në familjan Kacifas, ku deklaroi se vrasjen e 35-vjeçarit do të dërgonte në Parlamentin Europian. Sipas saj, Kostandino Kacifas mund të arrestohej, por jo të vritej.