osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Qindra zyrtarë rrezikojnë bllokime vizash, DASH: Të korruptuarit s’mund të shkelin në territorin tonë! Do të gjurmojmë paratë e fshehura

Qindra zyrtarë rrezikojnë bllokime vizash, DASH: Të korruptuarit s’mund të shkelin në territorin tonë! Do të gjurmojmë paratë e fshehura

Qindra zyrtarë në Shqipëri rrezikojnë të hyjnë në listën e zezë të amerikanëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëroi disa ditë më parë se do të ketë bllokime vizash për të korruptuarit, duke treguar dhe kategoritë që rrezikojnë. Por ai që ka dhënë më shumë detaje është Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka dhënë arsyet se përse është ndërmarrë një nismë për të bllokuar vizat e të korruptuarve në të gjithë botën.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, theksohet dhe bëhet e qartë se të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion janë të refuzuar për të hyrë në SHBA. “Refuzimi i hyrjes së individëve të korruptuar në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare globale dërgon një mesazh të fortë për vlerat tona dhe demonstron në mënyrë kuptimplotë se ka pasoja për ata që përfshihen në korrupsion. Byroja Kundër Narkotikëve dhe zbatimit të Ligjit koordinon autoritetet e veçanta ligjore të vizave që mund të ndalojnë hyrjen e të korruptuarve dhe familjeve të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe të mohojnë qasjen në burimet amerikane”, theksohet në raportin e siguruar. Aty bëhet e ditur se SHBA e ka marrë shumë seriozisht luftën ndaj të korruptuarve në të gjithë botën, përfshirë dhe Shqipërinë. Sipas raportit, të korruptuarit përbëjnë kërcënim dhe për vetë amerikanët dhe për këtë arsye nuk do ketë viza për askënd.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, DASH ka bërë të ditur se do të ndihmojë që të gjurmohen pasuritë korruptive. Kjo duket se është një kambanë alarmi për të korruptuarit në Shqipëri, pasi përveçse nuk do të udhëtojnë në SHBA, do u zbulohen dhe milionat që kanë fshehur në parajsat fiskale. “Ne gjithashtu punojmë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për t’i ndihmuar vendet të ndjekin të ardhurat e korrupsionit që ndodhen jashtë vendit. Për shembull, mbështetja e Byrosë Kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit i ka lejuar INTERPOL-it të mbledhë një rrjet global të praktikuesve të rivendosjes së pasurive dhe të trajnojë hetuesit dhe prokurorët nga mbi 30 vende në Europën Lindore, Afrikë dhe Azi për të gjurmuar dhe rikuperuar pasuritë publike të vjedhura”, thuhet në dokument. Në raport theksohet se shtetet duhet ta marrin seriozisht angazhimin e Uashingtonit.

Amerikanët insistojnë që qeveria të jetë transparente me publikun dhe të tregohet e përgjegjshme. “Për të siguruar që vendet t’i marrin seriozisht angazhimet e tyre, INL (Byroja Kundër Narkotikëve dhe zbatimit të Ligjit) është në terren, duke forcuar aftësinë e qeverive dhe qytetarëve të tyre për të promovuar transparencë, përgjegjshmëri dhe integritet më të mirë publik”, thuhet në dokument. Ndërkohë përveç përpjekjeve jashtë vendit, Departamenti i Shtetit po punon për të forcuar aftësinë për të adresuar sa më mirë korrupsionin, ashtu siç manifestohet në sektorë dhe rajone të ndryshme.

Paralajmërimi i ambasadës amerikane

Pak kohë më parë Ambasada e SHBA-ve publikoi një video ku paralajmëronte se do të ketë bllokime vizash për në SHBA, për të gjithë zyrtarët e korruptuar. Ajo ka deklaruar se është e vendosur në financimin e programeve kundër korrupsionit teksa sjell rastin e një projekti me të rinjtë. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Disa zyrtarë të korruptuar shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Është një ndëshkim i rëndë vetëm për zyrtarët më të korruptuar kudo në botë”, deklaroi Ambasada e SHBA./ Arbjona ÇIBUKU