Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të mungesës së dokumentit të paketës fiskale nga ministrja Delina Ibrahimi.
Tabaku pati përplasjet e para me zv/kryetaren e Komisionit, Blerina Gjylameti duke i thënë se është antiligjore që komisioni të zhvillohet pa paketën fiskale. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023.
“Mbledhje antikushtetuese. Ministrja prezantoi projekt buxhetin pa prezantuar ligjet fiskale se sa dhe si do jenë taksat e shqiptarëve gjatë vitit të ardhshëm. Në një vit kur të gjithë duhet të diskutojmë se ca mund të bëjmë më mirë, qeveria ka një arrogancë, shkel ligjin dhe nuk sjell në parlament ligjet fiskale.
Deputetë nuk mund të jenë noterë që dëgjojnë deklarata për shtyp të një ministreje, parlamenti nuk mund të trajtohet si noter dhe nuk mund të shpërfillet puna e deputetëve duke i rreshtuar dhe të dëgjojnë çfarë ka për të thënë ministrja. Ne emër të PD do e çojmë buxhetin në Gjykatë Kushtetuese nëse kjo mbledhje nuk përsëritet”, deklaroi Tabaku. Por pavarësisht kërkesës së opozitës për t’i nisur diskutimet me paketën fiskale, ministrja e Financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj prezantoi në kuvend pikat kryesore të projektbuxhetin 2023.
Në fokus të fjalës së saj, ishin të dhënat për rriten ekonomike, si dhe uljen e inflacionit dhe borxhit. Pasi foli për buxhetin 12 miliardë lekë dedikuar energjisë, Brahimaj tha se buxheti parashikon bonusin e fundvitit për pensionistët, mbështetjen financiare për kategoritë në nevojë si dhe rritjen e pagave. Sqarim, në Komisionin e Ekonomisë, Brahimaj bëri edhe për fondin 5% të buxhetit për koncesionet.
Ndërkohë, sipas ministres në buxhetin 2023 është parashikuar taksë 0 për biznesin e vogël, si dhe përjashtim nga tatimi i pagave deri në 50 000 mijë lekë. Gjithashtu, parashikohet dhe dyfishimi i gjobave për fshehjen e pagës reale, për mallrat e padeklaruara apo punën në të zezë.